Doktori zbulon teknikën e frymëmarrjes që ndihmon të shëroheni nga koronavirusi
Një mjek ka zbuluar një metodë që përdoret për pacientët me kujdes intensiv për t'i ndihmuar ata të luftojnë infeksionin.
Lajme
Dr Sarfaraz Munshi, nga Spitali i Queen’s, Romford, tha që kolegu i tij Sue Elliot mbështetet në teknikën e zbuluar për të infektuarit me koronavirus, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se pacientët që izolohen me simptoma gjithashtu mund të përfitojnë dhe se madje mund të përfitojnë nëse fillojnë të praktikojnë atë përpara se të sëmuren me koronavirus.
Rutina përfshin të merrni pesë herë frymë thellë, ta mbani atë për pesë sekonda, dhe pas frymës së gjashtë bëni një kollë të madhe ndërsa mbuloni gojën tuaj.
Ai thotë se duhet ta bëni atë dy herë para se të shtriheni në pjesën e përparme me një jastëk për mbështetje dhe të merrni pak më thellë se frymëmarrjet normale për 10 minuta. /Lajmi.net/