Premierliga dhe Serie A, opsionet e Shevchenkos
Andriy Shevchenko do të vazhdojë me zejen e trajnerit edhe pas largimit nga ekipi kombëtar i Ukrainës.
Sport
Ish lojtari i Milanit, karrierën do ta vazhdojë duke drejtuar klube të futbollit, ka zbuluar anëtari i stafit të tij, Andrea Maldera.
Shevchenko muajt e fundit ka qenë i lidhur me një rikthim te Milan, gjë e cila duket se ka shumë mundësi të ndodh në të ardhmen.
“Pas përvojës si trajner i ekipit kombëtar, objektivi i tij do të jetë drejtimi i një klubi”, ka deklaruar Maldera, teksa fliste për të ardhmen e Shevchenkos, përcjell lajmi.net.
“Pavarësisht nëse është në Serie A apo Premierligë, nuk do të ketë ndonjë ndryshim për të. Ai është një punëtor i zellshëm dhe më bëri përshtypje që në fillim”.
“Shevchenko mësoi shumë nga trajnerët me të cilët punoi, dhe Carlo Ancelotti ishte një mentor i vërtetë i tij. Ai është i përpiktë në detaje kur përgatit ndeshjet”./Lajmi.net/