Ramiz Kelmendi del me një njoftim për fermerët
Ish-deputeti Ramiz Kelmendi ka ftuar fermerët të cilët po dëmtohen për shkak të koronavirusit për bashkëpunim.
Lajme
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai tha se të gjithë ata që për shkak të mbylljes së tregjeve nuk po mund të shesin prodhimet e tyre, do të mund të arrijnë marrëveshje me Elkos Group ETC.
Shkrimi i plotë i Kelmendit në Facebook:
Ndoqa sonte në T-7 shqetësimet e fermerëve! Ndaj, dua ti ftojë të gjithë ata fermerë të cilët kanë produkte bujqësore, e qe kanë përdorur tregun e gjelbërt për ti shitur ato, (Tregu tanimë është i mbyllur, për shkak të masave) që të paraqiten në telefonin e ‘Elkos Group-Etc’ për të gjetur format e bashkëpunimit të menjhershëm. Numri pa pagesë i kontaktit për fermerë; 0800 30 300 dhe në këtë numër prezantoni sasitë dhe numrin e telefonit tuaj me shënime pasuese, dhe më pas do ftoheni nga personat përgjegjës të kompanisë tonë!
Me respekt;
Ramiz Kelmendi.