Robinho: Te City më thanë se do të transferojnë edhe Kakan me Messin
Ylli brazilian i futbollit, Robinho, është kthyer të flas për kohën e kaluar te Manchester City.
Sport
Robinho për herë të parë në Evropë kishte ardhur në vitin 2005, kur Real Madrid e transferojë nga Santos.
Pas tri sezoneve aty, braziliani u transferua në Angli te Manchester City, që sapo kishte filluar të shpenzonte shuma astronomike në tregun e transferimeve.
Robinho te Manchester City ka qëndruar dy sezone, dhe në 41 paraqitje ka shënuar dy gola.
Ai në një interviste së fundi, ka zbuluar se ka folur edhe dy herë me presidentin e Man Cityt, Sheikh Mansour.
“Kam folur dy herë me Sheikh Mansour. Ai tha se do të bënte një punë të shkëlqyeshme, duke nënshkruar me Kaka dhe Messin”, ka deklaruar Robinho, përcjell lajmi.net.
Kujtojmë se këto dy transferime Manchester City nuk i ka realizuar asnjëherë, me Messin që vazhdon të mbetet dëshirë e tyre./Lajmi.net/