Kush është Sophie, nëna e djalit dyvjeçar të Drake?

Superylli kanadez i repit, Drake, shkriu zemrat e të gjithëve kur ndau një foto të ëmbël të tij me djalin dyvjeçar Adonis në Instagram, por ai dhe e ëma e fëmijës, Sophie Brussaux nuk kanë pasur kurrë marrëdhënie më konvencionale.

ShowBiz

02/04/2020 23:20

Drake dhe ish-ylli i pornografisë, Sophie ishin parë së pari duke darkuar me miqtë e tyre në janar 2017 (gjatë kohës kur ai ishte i lidhur me J-Lo), kur po mbante turneun botëror në Amsterdam, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Djali Adonis, erdhi në jetë nëntë muaj më vonë, por Drake pretendon se ai dhe Sophie kishin marrëdhënie intime vetëm disa herë, derisa ai foli për këtë çështje në këngën e tij “March 14”.

“Ajo nuk është e dashura ime Billie Jean, por fëmija është i imi… ne u takuam vetëm dy herë”, janë fjalët e tij.

Derisa qarkullonin thashethemet për lidhjen e tij të fshehtë, Drake bëri të pamundurën që t’i mbante lajmet e atësisë të fshehta.

Sidoqoftë, në maj të vitit 2018 rivalja e tij në rep, Pusha T në këngën “Story of Adidon” thotë “Adonisi është djali yt dhe ai meriton më shumë sesa një edicion të Adidasit”.

Drake në këngën “Emotionless” thotë “Unë nuk po e fshihja fëmijën tim nga bota, nuk po e fshihja botën nga fëmija im”.

Ai insistoi t’i bënte dy teste të ADN-së para se të pranonte se është babai i Adonisit, pasi testi i parë nuk ishte 100 për qind përfundimtar.

“Unë nuk dëshirojta t’i tregoja botës se ai është djali im dhe nuk ishte, nuk ishte sikur po e fshihja”.

Derisa Drake ka shtëpi luksoze në Toronto dhe LA, Adonisi qëndron me nënën Sophie, 30 vjeç, në Bordeaux, Francë, transmeton lajmi.net.

Sophie bëri emër si yll i filmit për të rritur “Rosee Divine”, por tani ka filluar të punojë si piktore.

Tani, Drake doli në publik bashkë me Sophie si prindër të vogëlushit me kaçurela, reperi duket më i qetë që tani edhe bota e njeh djalin e tij.

Sophie gjithashtu ndau me 400 mijë ndjekësit e saj një foto bashkë me Adonisin. Ajo e përfshkruan veten si piktore dhe aktiviste.

“Unë jam një baba beqar, i cili po mëson të komunikojë me një grua, me të cilën, e dini, kemi pasur momentet tona”, tha Drake më 2018.

“Ne jemi gjendur në një situatë dhe të dy jemi po aq të përgjegjshëm dhe tani jam thjesht i entuziazmuar që jam një baba i shkëlqyeshëm”, janë fjalët e reperit. /Lajmi.net/