Zanetti flet rreth interesimit të Barcelonës për Lautaro Martinez
Ikona e Inter, Javier Zanetti, ka dhënë komentet e tij mbi interesimin e Barcelonës për Lautaro Martinez.
Sport
Sulmuesi argjentinas, Lautaro, ka tërhequr vëmendje të madhe nga Barcelona, pas paraqitjeve spektakolare me fanellën e Inter.
Thuhet se katalanët janë gati të paguajnë 111 milionë euro për atë që Zanetti e quan ‘aset të Interit’. Por, ikona e Inter shpreson që Lautaro do të qëndrojë.
“Jam i lumtur të flas për Lautaro. Ne kemi nënshkruar me të kur ishte lojtari më premtues në Argjentinë”, ka thënë Zanetti, transmeton lajmi.net.
“Ai është 22 vjeçar dhe një e ardhme për kombëtaren e Argjentinës. E shoh tek stërvitet çdo ditë dhe duket i lumtur, shpresoj që do të qëndrojë për një kohë të gjatë (rreth interesimit nga Barca)”, ka shtuar tutje legjenda argjentinase e futbollit.
Së fundmi, garës për Lautaro i është bashkuar edhe Chelsea, duke konkurruar Barcelonën. /Lajmi.net/