De Brunye: Të anulohet sezoni i Premierligës
Kevin De Bruyne ka dhënë disa komente mbi atë se çfarë duhet të ndodhë me Premierligën.

Sport
Ylli i Manchester City është në mesin e shumë lojtarëve që kanë shprehur mendimin mbi atë se si duhet vepruar me sezonin aktual.
Belgu ka sugjeruar se ky sezon i Premierligës duhet të anulohet dhe të gjithë të fokusohen në organizimin e sezonit të ri.
“Mendoj se pritja kaq e gjatë për një vendim mund të shkaktojë probleme për sezonin e ardhshëm”, ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.
“Nuk do të ketë pushim të mjaftueshëm gjatë verës dhe mund të shtyhet gjithçka. Do të ndihesha i mërzitur nëse sezoni anulohet pas një viti kaq të mirë, por nëse rrezikohet sezoni i ardhshëm, duhet të bëhet”, ka shtuar tutje belgu.
Premierliga akoma nuk ka dalë me një vendim final mbi atë se çfarë do të bëhet me këtë sezon.
Një nga idetë është që të vazhdohet me nga një ndeshje në çdo tri ditë dhe të aplikohen pesë zëvendësime. /Lajmi.net/