Vuçiqi pas bisedës me Putinin: Po vjen një ndihmë e rëndësishme

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ka pasur një bisedë të mirë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Lajme

02/04/2020 16:39

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiq nuk bëri të ditura më shumë detaje nga diskutimi por vetëm tha se “është konfirmuar miqësia” dhe se një “ndihmë e rëndësishme po vjen në Serbi”.

Presidenti i Serbisë foli me Putinin para mbajtjes së një takimi me anëtarët e Shtabit të Krizave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që pritet të mbahet më 2 prill në orën 18:00.

Deri më tani 31 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Serbi.

Serbia mban lidhje të afërta me Rusinë dhe në të njëjtën kohë synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.