Ministrja Hajdari tregon barriera në raporte tregtare me Serbinë
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike e Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari gjatë konferencës për media ka folur për vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë
Lajme
Hajdari ka thënë se ky vendim është marrë bazuar në shumë argumente që janë punuar brenda kësaj ministrie.
Hajdari po ashtu ka përmendur edhe barriera në raporte tregtare me Serbinë.
“Ashtu siç deklaroi kryeministri për vendimin për reciprocitet dua t’ju njoftoj si ministre se ky venim është i bazuar në shumë argumente që jemi punuar brenda ministrisë. Kemi identifikuar të gjitha barriera në raporte tregtare me Serbinë. Disa nga këto barriera janë barrierat transit, pra Serbia trajton eksport importet e Kosovës si eksport importet e Serbisë. Serbia zbaton kërkesat e saj për dokumentacion dhe licencim ndaj mallrave nga vendet e treta me destinim Kosovës ku kalohen përmes Serbisë dhe ndaj mallrave nga Kosova ku eksportohet përmes Serbisë në vendet e treta. Ndërsa barrierat teknike, këto Serbia kërkon që eksportet kosovare të plotësojnë standardet sikur mallrat që prodhohen në Serbi të etiketat dhe vulat, Serbia dhe Bosnja kërkojnë etiketa të produkteve ose të përdorin vula që nuk janë në përputhje me trajtën dhe përmbajtjen, si dhe barrierat jo tarifore që përfshijnë lëvizjen këtu Serbia po ashtu edhe Bosnja nuk pranojnë automjete të regjistruara në Kosovë dhe nuk njohin licenca të prodhimit, dokumente identifikimi ose licencime akademikë e profesionale nga Kosova”, ka thënë Hajdari. /Lajmi.net/