Messi çon në ‘qiellin e shtatë’ yllin e Chelseat: E ka potencialin për t’u bërë një nga më të mirët

Mason Mount ka vazhduar ngritjen e tij meteorike pasi kishte lëvdata nga hiç më pak se sa Lionel Messi.

Sport

31/03/2020 08:56

Mount po shijonte një sezon të shkëlqyer në Chelsea para pezullimit për shkak të koronavirusit, dhe nuk ka kaluar pa u vënë re në të gjithë futbollin evropian.

Superylli i Barcelonës Messi, është i fundit që ofron mendimin e tij në Mount pasi u bashkua me Topps për të krijuar një paketë ekskluzive të kartave të futbollit, përcjell lajmi.net.

Siç është raportuar nga Football London, Messi zgjodhi Mountin në kategorinë e tij ‘talent në rritje’, përpara se të lavdëronte mesfushorin e Anglisë.

”Nëse e keni parë duke luajtur, ai ka potencialin të jetë një nga më të mirët”, tha Messi. /Lajmi.net/