Kush do të jetë kapiteni i Man City për sezonin e ardhshëm? Guardiola duket se ka një kriter

Pep Guardiola duhet të mendojë për lojtarin që do të mbajë shiritin e kapitenit gjatë sezonit tjetër.

Sport

27/03/2020 16:49

David Silva nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga ‘Etihad’, kështu që një lojtar tjetër duhet ta mbajë shiritin e kapitenit.

Por, kush do të jetë ai?
Fernandinho shihet si një nga emrat me mundësinë më të madhe për të bartur këtë shirit, përcjell lajmi.net.

Pep Guardiola pritet t’i ofrojë shiritin e kapitenit një lojtari që përfaqëson filozofinë e tij, dhe që ka afekt te tifozët. I duhuri për këto kritere shihet të jetë Fernandinho.

Kevin De Bruyne dhe Bernardo Silva mund të jenë dy emrat e tjerë për shiritin e kapitenit. /Lajmi.net/