Guardiola dëshiron Bonuccin te Man City

Pep Guardiola dëshiron përforcime në mbrojtje, gjatë merkatos së verës.

Sport

26/03/2020 22:15

Trajneri i Manchester City do të tentojë që të sigurojë një emër të ri për fazën e mbrojtjes.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Guardiola dëshiron të afrojë në ‘Etihad’ mbrojtësin e Juventus, Leonardo Bonucci, transmeton lajmi.net.

Spanjolli sheh hapësira në mbrojtje, dhe sipas tij, Bonucci do të mbulonte gjithçka.

Bonucci është pjesë e planeve të Juventus, dhe ka kontratë edhe katër vite me Juventus.

Man City do të ketë punë të vështirë që ta sigurojë kartonin e mbrojtësin e Italisë. /Lajmi.net/