Ky super sulmues do të zëvendësojë Higuainin te Juventus
Gabriel Jesus karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.
Sport
Juventus janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus, si një zëvendësim për Gonzalo Higuain, raporton Calciomercato, përcjell lajmi.net.
Higuain duket i destinuar të largohet nga ‘Allianz Arena’ gjatë kësaj vere, dhe trajneri Maurizio Sarri nuk dëshiron të lihet pa një sulmues.
Synimi i parë i Juventusit mbetet Jesus, i cli ka shënuar 10 gola në 24 ndeshje këtë sezon.
Gonzalo Higuain në rast largimi, nuk përjashtohet për një rikthim në La Liga apo në Argjentinë./Lajmi.net/