Nëna e Ronaldos lirohet nga spitali
Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldo pësoi një sulm më 3 mars në vendlindjen e saj Madeira dhe u nxitua në spitalin Doctor Nelio në Mendonça de Funchal, Portugali, për të kryer një operacion urgjent pasi pësoi një aksident vaskular cerebral (CVA)
Sport
Pas më shumë se dy javësh në spital duke bërë një rikuperim të kënaqshëm, mjekët në institucionin me bazë Madeira i kanë dhënë 65-vjeçares leje këtë fundjavë dhe zonja Aviero është liruar nga spitali, transmeton lajmi.net.
E përditshmja portugeze Record raporton se si nëna e Cristiano tani është kthyer në shtëpi, ku i është bashkuar sulmuesit të Juventrusit, Georgina Rodríguez dhe fëmijëve të tyre që janë në karantinë në ishullin portugez.
Pas një seri lojtarësh të Juventusit që testuan pozitivisht për virusin Covid-19, Ronaldo nuk ka qenë në gjendje të kthehet në Itali dhe për të ardhmen e afërt do të kalojë kohën e tij duke u kujdesur për nënën e tij në Funchal. /Lajmi.net/