Liverpool i bashkohet Man City në garën për mbrojtësin e Inter

Liverpool dhe Manchester City tashmë do të kenë një tjetër garë interesante.

Sport

21/03/2020 23:32

‘Calciomercato’ raporton se dy gjigantët e Premierligës janë në garë për mbrojtësin e Inter, Alessandro Bastoni, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi ka pasur paraqitje të nivelit më të lartë nën urdhrat e Antonio Conte, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe.

20 vjeçari bëri sezon të madh, duke u pëlqyer tashmë shumë nga trajneri i Man City, Pep Guardiola.

Liverpool në anën tjetër po kërkojnë një zëvendësues për Dejan lovren, dhe Bastoni shihet si ideali.

Por, të dy skuadrat angleze do të kenë telashe, pasi edhe Inter po tenton ta bind lojtarin për rinovim kontrate. /Lajmi.net/