Nuk ka rivalitet në këto situata – City e United bashkohen për t’i dhuruar 100 mijë funte Mançesterit

Për pak kohë, qyteti i Mançesterit nuk do të ndahet në pjesë të kaltër dhe të kuqe.

Sport

21/03/2020 16:40

Dy skuadrat më të mëdha të qytetit britanik, Manchester City dhe Manchester United, janë bërë bashkë, për të ndihmuar qytetin në luftën kundër Covid-19.

Sipas raportimeve të fundit mësohet se dy skuadrat kanë dhuruar 100 mijë funte, transmeton lajmi.net.

Këto të holla janë dhënë si ndihmë për luftën kundër pandemisë, koronavirus.

Më saktësisht, paratë janë dhënë për ‘bankat e ushqimit’, pasi kërkesa për ushqim është rritur së fundmi në qytetin britanik. /Lajmi.net/