De Vrij nuk kursen lëvdatat për yllin e PSG: Mbappe i vështirë për t’u markuar

Mbrojtësi i Inter, Stefan De Vrij, nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e PSG, Kylian Mbappe.

Sport

20/03/2020 20:16

De Vrij, i cili ditët e fundit ka kaluar në shtëpi, duke u mbrojtur nga prekaj e mungshme nga koronavirusi, ka zbuluar se kohëve të fundi po lexon libra, por ka folur edhe për kundërshtarët.

Në mesin e lojtarëve që holandezi ka përmendur është Mbappe. Ai është nga lojtarët më të vështirë për t’u markuar, sipas mbrojtësit të Inter.

“Ka lojtarë të vështirë si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, por edhe Mbappe është i vështirë për t’u markuar, pasi është shumë i shpejtë” ka thënë De Vrij, transmeton lajmi.net.

Jo vetëm De Vrij ka emrin e Mbappe, në listën e lojtarëve më të vështirë për t’u markuar. /Lajmi.net/