Zgjatet afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore

Ministria e Financave dhe Transfereve, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus ka vendosur me efekt nga data e sotme që të zgjatet deri më 30 prill afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore.

Lajme

19/03/2020 16:50

Po ashtu sipas këtij vendimi do të zgjatet edhe afati deri në fund të prillit edhe trajtimi dhe vendosja lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi.

Inkurajohen të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk janë të afektuar negativisht në aspektin financiar, të vazhdojnë kryerjen e obligimeve tatimore sipas mundësive të tyre. /Lajmi.net/