Inter dhe Man City planifikojnë një marrëveshje të madhe, shkëmbejnë yjet
Inter dhe Manchester City janë duke u përgatitur për një shkëmbim të madh gjatë afatit kalimtar.
Sport
Edhe pse në fushë nuk po luhet futboll shkaku i koronavirusit, jashtë saj, ekipet nuk janë duke ndalur punën në përforcimin e skuadrave.
Calciomercato raporton se Inter dhe Manchester City po mendojnë një marrëveshje të mundshme, për të shkëmbyer Milan Skriniar dhe Joao Cancelon, përcjell lajmi.net.
Conte e pëlqen mbrojtësin portugez, që ka luftuar për minuta në Premierligë te skuadra e Pep Guardiolas.
Në anën tjetër, Manchester City janë të interesuar për transferimin e një mbrojtësi të qendrës./Lajmi.net/