ZYRTARE: Shtyhet ndeshja mes Man City dhe Real Madrid

Është vendosur që të shtyhet ndeshja mes Manchester City dhe Real Madrid.

Sport

12/03/2020 17:05

UEFA ka vendosur që pas zhvillimeve të fundit lidhur me koronavirusin, të shtyjë ndeshjen mes Manchester City dhe Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Lajmin për vendimin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës angleze, e cila ka dalë me një vendim.

Më herët gjatë ditës është raportuar edhe se skuadra e ReaL Madrid ka shkuar në karantinë, pasi skuadra e basketbollit e Real Madrid është prekur nga virusi.

Pas këtyre zhvillimeve, është parë më e rrugës që të shtyhet ndeshja e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/