Të gjithë kundër Albin Kurtit!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), sot ia kanë dhënë ‘goditjen’ e radhës Qeverisë së Kosovës për shkak të refuzimit për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Lajme

10/03/2020 17:27

Paralajmërimi për sanksione, ka marrë formë serioze pas një thirrje që bëri sot senatori amerikan, David Perdue. Ai, duke folur për taksën, ka thënë, se Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë praninë e trupave të saj aty, shkruan lajmi.net.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, shkroi ai në Twitter.

Lexo edhe:

Senatori amerikan bën thirrje për tërheqjen e trupave nga Kosova nëse nuk hiqet taksa

Richard Grenell, ka mbështetur deklaratat e senatorit amerikan David Perdue që SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj Serbisë.

Paralajmërimi ka marrë përmasa edhe më serioze pasi që është vet Donald John Trump, djali i presidentit Trump, e ka shpërndarë postimin e senatorit David Perdue për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova.

Lexo edhe:

Madje, Trump ka thënë se pajtohet me mendimin e senatorit amerikan, teksa ka thënë se ka ardhur koha që këta trupa të rikthehen në SHBA.

Djali i Donald Trump bën thirrje për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Pas këtyre zhvillimeve dramatike ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai i ka bërë thirrje urgjente qeverisë që të mblidhet dhe të marrë një vendim në përputhje me kërkesat e SHBA-ve, shkruan lajmi.net.

“Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë”, ka thënë ai.

Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme për sanksione nga SHBA-të ndaj Kosovës, e madje edhe për largimin e trupave amerikane nga Kosova ka reaguar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas Mustafës, as tarifa e as reciprociteti s’mund ta vë në peshore marrëdhëniet me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-të.

“Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të”, ka shkruar Mustafa pas ngjarjeve të nxehta që po ndodhin mes Kosovës dhe SHBA-së.

Edhe opozita është kundër Kurtit

Kryetari i partisë më të madhe opozitare (PDK), Kadri Veseli, ka reaguar ashpër për cenimin e marrëdhënieve që Qeveria e kryeministrit Albin Kurti po ia bënë Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vendosja e Kosovës në udhëkryq të rrezikshëm nacional, i ardhur jo nga ndonjë kërcënim i jashtëm, por nga aktet e pamenduara të vetë Kryeministrit, është shenjë e keqe për vendin tonë”, ka thënë mes tjerash Veseli.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se paralajmërimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës nga SHBA dhe deklarata e senatorit Perdue për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë vijnë si rezultat i papërgjegjësisë dhe jo seriozitetit të kësaj mazhorance për të kuptuar që në çfarë situate ndodhet vendi.

Kreu i Aleancës Kosova e Re dhe ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, Behgjet Pacolli ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.Ai ka thënë se liderët kosovarë nuk po e rrezikojnë vetëm fatin e tyre politik, por edhe atë të Kosovës.

“Pra, për hirë të Kombit, Atdheut dhe Perëndisë, ndaluni dhe mendoni! Kërkoni ndjesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe, edhe zyrtarit i lartë të LDK-së, Skënder Hyseni, pas takimit me Grenellin tha se mesazhi i Amerikës është se nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj.

Lexo edhe:

I dërguari i LDK-së pas takimit me Grenellin: SHBA kërkon me ngulm heqjen e taksës pa kushte

Pra, Ambasadori Grenell ka kërkuar me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.

LDK, thotë se kurrë nuk do te lejojë që ky partneriteti mes Kosovës dhe SHBA-së të prishet.

“LDK pajtohet dhe mbron qëndrimin që tarifa të hiqet menjëherë dhe pa kushte, ashtu siç kërkohet nga Presidenti Trump”, tha Hyseni në një shkrim në Facebook pas takimit me ambasadorin amerikan.

Por, marr parasysh paralajmërimi për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosovë, nuk ka pasur një lëkundje të qëndrimit të  kryeministrit Albin Kurti ndaj taksës.

Kurti tha sot se nuk do të çojë për votim taksën, pa pasur konsensus të plotë në mes të partnerëve në qeveri, shkruan lajmi.net.

“Pa bërë konsensus me qeverinë nuk e qes në votim taksën”, ka bërë të ditur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para mediave.

Lidhur me deklaratat e senatorit amerikan David Perdue, se nëse Kosova nuk e heq taksën, SHBA-të duhet ta konsiderojnë largimin e trupave të tyre, Kurti tha se nuk beson se do të ketë antagonizma mes SHBA-së dhe Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/