Marrëdhëniet kritike Kosovë-SHBA, LDK dërgon zyrtar te Grenelli, Mustafa thotë se do ta takojë Kurtin
Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme për sanksione nga SHBA-të ndaj Kosovës, e madje edhe për largimin e trupave amerikane nga Kosova ka reaguar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Lajme
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se e ka dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së që të bisedojë me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump, Richard Grenell, lidhur me qëndrimet e partisë së tij për taksën, shkruan lajmi.net.
Ai e ka pranuar se raportet me SHBA-të kanë hyrë në një fazë shumë deklikate por edhe kritike.
Por, sipas Mustafës, as tarifa e as reciprociteti s’mund ta vë në peshore marrëdhëniet me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-të.
Postimi i plotë i Isa Mustafës:
Të nderuar qytetarë,
Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike. Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi.
S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.
Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky eshte qendrimi dhe zëri i LDK-së.
Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA.
Jam në komunikim me Ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Ëashington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.
Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të. /Lajmi.net/