Grenell mbështet deklaratat e senatorit Perdue për rishqyrtimin e pranisë së SHBA-së në Kosovë
Richard Grenell, ka mbështetur deklaratat e senatorit amerikan David Perdue që SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj Serbisë.
Lajme
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mbështetur deklaratat e senatorit amerikan David Perdue që SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj Serbisë.
Postimin e senatorit nga Georgia, Grenell e ka ripostuar në profilin e tij në Twitter, transmeton lajmi.net.
Ndryshe Perdue tha se Shtetet e Bashkuara për më shumë se dy dekada kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa është radha e Prishtinës që të luajë rolin e saj.
“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, shkroi Perdue. /Lajmi.net/