​Kurti nuk i përgjigjet ftesës së Thaçit

Kryeministri Albin Kurti nuk do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.

Lajme

09/03/2020 13:21

Derisa ka kaluar ora 13:00 kur ka qenë e caktuar takimi ndërmjet dy krerëve të shtetit, shefi i ekzekutivit nuk ka ardhur në presidencë.

Pra, nuk do të ketë takim mes tyre bëjnë të ditur burimet e lajmi.net brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë, se Presidenti Thaçi gjatë tërë ditës është duke pritur të takim liderët e partive politike në Kosovë, derisa i ka përfunduar takimet me Mustafën, Veselin dhe Haradinajn, ai është në pritje të takimit me të kanë lideri i Nismës, Fatmir Limaj dhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Këto takime, sipas të parit të shtetit janë me qëllim të koordinimit dhe unifikimit për çështje të interesit shtetëror. /Lajmi.net/