De Bruyne dhe Sterling prioriteti i Man City
City janë të vendosur të blindojnë yjet e skuadrës.
Sport
Manchester City janë duke synuar që të nisin bisedimet me dyshen e skuadrës, Raheem Sterling e Kevin De Bruyne, bën të ditur ‘Dailymail’, transmeton lajmi.net.
Me dënimin e UEFA për skuadrën e Manchester City, situata në klub është pakëz e vështirë tashmë.
Yjet e skuadrës kanë filluar të lidhen me transferime të mundshme, pasur parasysh mungesën e City në garat evropiane.
Por, ‘Citizens’ duket se janë të vendosur që të blindojnë dyshen De Bruyne – Sterling, me të cilët pritet të hapin bisedimet së shpejti.
Sterling deri më tani është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madrid, kurse për belgun nuk ka pasur ndonjë spekulim.
Mbetet të shihet nëse Man City do t’ia arrijë qëllimit për t’i mbajtur dyshen në ‘Etihad Stadium’. /Lajmi.net/