Osmani: Maqedonia e Veriut në NATO garanci e mëtutjeshme për stabilitet rajonal
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetari ne Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.
Lajme
Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve në sferën e shkëmbimit të përvojave parlamentare, proceset integruese dhe në nismat rajonale.
Një shkëmbim i tillë i përvojave u vlerësua me një interes të veçantë edhe për shkak të afërsisë gjeografike.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se zyrtarizmi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO i kontribuon paqes dhe stabilitetit të sigurisë në rajonin e Ballkanit. /Lajmi.net/