De Bruyne në dyshim për ndeshjen kundër Man Utd

Manchester City mund të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen kundër Manchester United.

Sport

06/03/2020 16:30

Derbi lokal i Mançesterit do të luhet të dielën, me fillim nga ora 17:30, dhe do të ketë rëndësi të madhe, sidomos për United, në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Lajm i mirë për ‘djajtë e kuq’ është gjendja fizike e Kevin De Bruyne, i cili aktualisht është në dyshim për ndeshjen e vikendit, edhe pse është kthyer në stërvitje me skuadrën, transmeton lajmi.net.

Se lojtari është në dyshim për ndeshjen e vikendit ka konfirmuar edhe Pep Guardiola, i cili megjithatë ka mbajtur shpresat.

“Ai po përmirësohet, po stërvitet dhe nesër ai do të përmirësohet” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Ai ndihet më mirë. Ne do të shohim” ka shtuar tutje spanjolli.

Belgu kishte lënduar krahun e tij në fitoren kundër Aston Villa, në kuadër të Carabao Cup.

Mesfushori qëndron në dyshim për ndeshjen kundër United, si dhe për ndeshjen e mesjavës që City e luan kundër Arsenal. /Lajmi.net/