Anulohet maratona e Romës – vazhdon të rritet frika nga Coronavirusi

Maratona e Romës është anuluar si pasojë e frikës nga Coronavirusi.

Sport

05/03/2020 22:00

24 ditë para ditës kur do të zhvillohej maratona e Romës është marrë vendimi për anulimin e saj.

Vendimi është marrë në pajtueshmëri me urdhrat e qeverisë italiane, pasi vendi është në situatë të jashtëzakonshme.

Më shumë se 10 mijë njerëz kishin nënshkruar për të vrapuar në maratonën e Romës këtë vit.

Italia deri më tani ka regjistruar më shumë se 3200 të prekur nga Coronavirusi, si dhe 148 viktima. /Lajmi.net/