Serie A, s’ka datë për Inter – Sampdoria, ja kur luhen ndeshjet e mbetura të javës së 25-të

Ndeshjet e shtyera të javës së 25-të në Serie A Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Torino-Parma janë zhvendosur të luhen më 18 mars, por nuk ka asnjë datë për Inter-Sampdoria.

Sport

05/03/2020 17:41

Një dekret i qeverisë njoftoi mbrëmë se të gjitha ngjarjet sportive në Itali do të luhen pas dyerve të mbyllura deri më 3 prill.

Kjo u lejon klubeve të kenë kontrollin e tyre në listën e ndeshjeve, por takimet janë shtyrë për një javë, duke ndryshuar të gjitha datat origjinale, transmeton lajmi.net.

Do të thotë se ndeshjet e shtyera në javën e 26 do të zhvillohen këtë fundjavë, në vend të javës 27.

Ndërkohë, Lega Serie A njoftoi gjithashtu një ndryshim të datës për tre ndeshje të ndërprera në javën e 25, të cilat fillimisht ishin caktuar për 11 mars.

Atalanta-Sassuolo, Hellas Verona-Cagliari dhe Torino-Parma do luajnë njëkohësisht më 18 mars (e mërkurë) në orën 18:30.

Sa për ndeshjen e katërt, Inter-Sampdoria, ajo do të luhet në “datën tjetër në dispozicion”, e cila varet nga përparimi i Nerazzurri në Ligën e Evropës dhe Kupën e Italisë. /Lajmi.net/