Nëna e Ronaldos pëson atak, dërgohet me urgjencë në spital

Nëna e Cristiano Ronaldos raportohet se është dërguar në spital pasi pësoi një atak.

Sport

03/03/2020 11:31

Nëna e katër fëmijëve Dolores Aveiro, 65 vjeç, thuhet se është pranuar në Spitalin Dr Nelio Mendonca në ishullin e saj të lindjes Madeira menjëherë pas orës 5 të mëngjesit të së martës.

Mediat lokale thonë se ajo është “e vetëdijshme dhe e qëndrueshme”, transmeton lajmi.net.

Ajo do t’i nënshtrohet testeve të reja brenda orëve të ardhshme për të përcaktuar gjendjen e saj shëndetësore.

Në fillim të vitit të kaluar, Dolores zbuloi se ajo ishte “duke luftuar për jetën e saj” pas një drame të re të kancerit.

Ajo mundi kancerin e gjirit pasi u diagnostikua me sëmundjen në 2007.

Ronaldo atëherë dhuroi 100 mijë funte në spitalin që shpëtoi jetën e mamasë së saj dy vjet më vonë. /Lajmi.net/