Sarri afër shkarkimit

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, është afër shkarkimit.

Sport

28/02/2020 19:31

‘Dailymail’ shkruan se trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, është afër shkarkimit nga posti i tij, transmeton lajmi.net.

Gjithçka mund të ndodh në rast se Juve mposhtet nga rivali direkt për titullin e kampionit në Serie A, Inter.

Kryesia e Juventus thuhet të jenë të pakënaqur me mënyrën se si Sarri ka trajtuar lojtarët e tij, kurse pakënaqëistë u rritën edhe pas humbjes kundër Lyon, në Ligën e Kampionëve.

Sarri do të ketë përballë skuadrën e Inter, të udhëhequr nga Antonio Conte, të dielën mbrëma. Ai gjen veten nën një presion të madh, edhe pse qëndron si lider i Serie A. /Lajmi.net/