Sulmuesi i Copenhagen akuzohet për sulm ndaj policit në fitoren kundër Celtic

Ylli i Copenhagen, Michael Santos, është akuzuar për sulm, pas fitores kundër Celtic.

Sport

28/02/2020 17:44

Copenhagen kanë bërë një përmbysje spektakolare mbrëmë kundër Celtic, për t’u kualifikuar në 1/16-ën e finales së Ligës së Evropës.

Pas ndeshjes, Michael Santos i Copenhagen është akuzuar për sulm, pas incidentit që përfshiu edhe një polic, në ndeshjen e Ligës së Evropës, bën të ditur ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

Lojtari po festonte golin e Pep Biel, i cili vendosi skuadrën e tij përpara me një gol. Festa e lojtarit bëhej përpara tifozëve të Celtic, dhe me policin që po tentonte ta ndalte atë për të mos u afruar më shumë te tifozët, lojtari u përplas me të.

Situata  ishte edhe më e nxehtë kur stjuartë dhe tjerë policë u involvuan për të mos lejuar situatën që të eskalonte.

Mbetet ët shihet se cili do të jetë vendimi për lojtarin, pas akuzave të ngritura. /Lajmi.net/