“Nëse do ta heq taksën pa kushte, Albin Kurti të martën do të jetë në Shtëpinë e Bardhë”

Kryeministri Albin Kurti do të jetë në krye të dialogut i ulur në Shtëpinë e Bardhë të martën në qoftë se vendos ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe pa kushte, ka thënë sot Avdullah Hoti, zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Kosovës.

Lajme

27/02/2020 21:50

Hoti, në një intervistë në Televizionin T7, është shprehur se kryeministri Kurti dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Qeverisë së Kosovës janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të martën e javës së ardhshme për të kryesuar dialogun me Serbinë, vetëm në rast se do ta hiqte tarifën ndaj produkteve serbe.

“Nëse hiqet taksa nesër, ne të martën do të jemi në krye të dialogut në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hoti.

“SHBA-të kanë kërkuar zotime dhe zotimet janë të tilla që Serbia do ta ndalojë menjëherë fushatën e çnjohjeve nëse hiqet taksa”, ka thënë Hoti.

“Unë besoj që ambasadori Grenell e ka fuqinë politike ashtu që e bën presidentin e Serbisë që t’i shkojë atij mbrapa”, u shpreh zëvendëskryeministri Hoti.