Real Madrid do ta apelojë kartonin e kuq të Sergio Ramos
Real Madrid do ta apelojë kartonin e kuq që i është dhënë Sergio Ramos në humbjen 2-1 nga Manchester City të mërkurën në mbrëmje.
Sport
Kapiteni i Realit u ndëshkua me të kuq në minutën e 86′ teksa i mohoi Gabriel Jesus rastin përballë me portierin, dhe kësisoj do ta humbë sfidën vendimtar në ‘Etihad’.
Dhe me Zinedine Zidane të dëshpëruar për të patur në dispozicion një nga lojtarët e tij më të mirë, Los Blancos do të apelojnë kundër kartonit të kuqit – sipas Cadena SER – pasi ata kërkojnë të rikthejnë disavantazhin prej 2-1 më 17 mars, transmeton lajmi.net.
Pas këtij kartoni të kuq, Sergio Ramos është lojtari që është përjashtuar më së shumti në historinë e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/