Zidane deklarohet pas humbjes nga Man City

Zinedine Zidane nuk është shprehur i lumtur që skuadra e tij e humbi ndeshjen në minutat e fundit.

Sport

27/02/2020 08:16

Real Madrid pati epërsi 1:0 ndaj Cityt, me këta të fundit që përmbysën ndeshjen në fund të saj, duke shënuar dy herë, për fitoren 1:2.

“Nuk jam i lumtur që luajtëm mirë dhe në dhjetë minutat e mbetur ndryshuam dhe bëmë gabime që na lënduan”, ka deklaruar Zidane, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi nevojë për 90 minuta koncentrim, veçanërisht kundër ekipeve sikurse City”.

“Ne e dimë që ka mbetur edhe gjysma e kësaj përballje dhe tani është e thjeshtë, ne duhet të shkojmë në City dhe të fitojmë”./Lajmi.net/