VV përsëri komenton letërkëmbimin Thaçi – NATO: I’a ka hapur derën Serbisë e Rusisë
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se zyrtarët e NATO-s i kanë dhënë letrën-marrëveshje të fshehtë të Thaçit kryeministrit Kurti.
Lajme
Ai më tutje shkruan se Thaçi ia ka hapur derën Serbisë e Rusisë.
Manxhuka thotë se presidenti ka rrezikuar teritorin dhe duhet të vihet para përgjegjësisë
Postimi i plotë:
Nuk është e vërtetë ajo që thotë PDK-ja dhe avokatët e Thaçit se “respektimi i ligjit dhe i kushtetutës është sulm ndaj NATO-s”. Përkundrazi. Janë partnerët ndërkombëtarë që kërkojnë forcimin e ligjit në Kosovë, dhe janë zyrtarët e NATO-s ata që ia kanë dhënë letrën-marrëveshje të fshehtë të Thaçit kryeministrit Kurti.
Shërbëtorët e projektit ruso-serb për ndarjen e Kosovës nuk kanë moral kur akuzojnë për antiamerikanizëm. Qeveria Kurti do të jetë e para që do të përparojë marrëdhënien me SHBA e NATO në të mirë të gjithë Kosovës, e jo thjesht në të mirë të pak njerëzve hipokritë.
Thaçi ia ka hapur derën Serbisë e Rusisë. Ka shkelur kushtetutën. Ka rrezikuar territorin. Ai duhet hetuar dhe duhet të vihet para përgjegjësisë.