Ziyech zbulon pse zgjodhi Chelsean

Hakim Ziyech thotë se menaxheri i Chelseat, Frank Lampard ishte arsyeja kryesore për vendimin e tij për t'u transferuar në 'Stamford Bridge'.

Sport

24/02/2020 23:45

Marokeni do të transferohet te Blutë këtë verë pasi nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare në klub, duke mbetur me Ajax deri në fund të sezonit aktuale të Eredivisie.

Anësori luajti kundër skuadrës së tij të ardhshme dy herë në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni, dhe u përfshi në tre golat e tyre në barazimin 4-4 në ‘Stamford Bridge’ në nëntor, përcjell lajmi.net.

Kur u pyet se si ndikoi Lampard në arritjen e marrëveshjes, Ziyech u përgjigj: ”Lampard kishte një rol të madh. Ne kemi pasur shumë kontakte gjatë dy javëve të fundit dhe ai më dha një ndjenjë të mirë dhe ky ishte çelësi i vendimit tim”.

26-vjeçari vuri në dukje edhe stilin e menaxherit anglez që e bindi të zgjedhte Londrën për të vazhduar karrierën. /Lajmi.net/