ZYRTARE: La Liga cakton gjyqtarin për ‘El Clasico’

Tashmë kur na ndajnë më pak se një javë për ndeshjen më të madhe në futboll,Real Madrid- Barcelona, është caktuar gjyqtari i cili do ta ndajë drejtësinë në këtë sfidë.

Sport

24/02/2020 14:04

Si gjyqtar kryesor i takimit është caktuar të jetë Mateu Lahoz, për të cilin nuk do të jetë hera e parë që e drejton një sfidë me kaq peshë në futbollin evropian, transmeton lajmi.net.

Ndeshja, që luhet në ‘Santiago Bernabeu’, pritet të ketë episode të cilat do të determinojnë ndeshjen, kësisoj 42-vjeçari nuk pritet të ketë një punë të lehtë vikendin e ardhshëm.

Për Lahoz, kjo nuk do të jetë hera e parë si gjyqtar në një atmosferë kaq elektrizuese, pasi ka pasur përvoja të tilla edhe më herët si në ligë, ashtu edhe në Kupë të Mbretit.

Sfida, e vlefshme për xhiron e 26-të të ligës spanjolle do të luhet të dielën, me fillim prej ores 21:00, me çka nuk pritet të mungojë spektakli.

Ndeshja të vendos shumëçka për lidershipin e La Liga. /Lajmi.net/