Abdixhiku shpalos planin qeverisës për infrastrukturë e ambient para ambasadores së Kroacisë
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën (24.02.2020), ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić.

Lajme
Sipas njoftimit, në takim njoftues, ministri Abdixhiku shpalosi planin qeverisës për infrastrukturë dhe ambient, në veçanti projektet me prioritet për të cilat janë angazhuar në implementimin e tyre me marrjen e mandatit, transmeton lajmi.net.
Ambasadorja Barišić, krahas urimit për marrjen e detyrës së ministrit, Abdixhikut i shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme. /Lajmi.net/