Moto GP: Marquez i shqetësuar me performancat e Honda në testet e Katarit

Kampioni i Moto GP, Marc Marquez, është shprehur i shqetësuar me performancat e motoçikletës së Honda në Katar në kuadër të parapërgatitijeve për Grand Prixin që zhvillohet po në këtë vend.

Sport

24/02/2020 12:15

Megjithëse Marquez nuk ka fituar në ndonjë garë në Katar prej vitit 2016, ai gjithmonë ka përfunduar në pesë më të mirët e kësaj gare.

Shqetësimet e pilotit linden menjëherë pas kësaj performance të dobët dhe ai nuk fshehu frustrimin e tij edhe kur dha komentet e para pas testeve.

“Jam i shqetësuar për shkak se dua që vetura të jetë shumë e shpejt, në secilën pistë. Por është e vërtetë që në këtë pistë ne jemi të shqetësuar” ka thënë Marquez, transmeton lajmi.net.

“Kemi disa problem të gjithë pilotët e Hondas, të cilat po tentojmë t’i analizojmë dhe t’i zgjidhim. P.sh. Crutchlov ishte ngasësi më i shpejtë këtu por tani po has shumë vështirësi. Ne po punojmë shumë të jemi të qëndrueshëm’’, u shpreh 27-vjeçari spanjoll.

Grand Prixi i ardhshëm për Marquezin me rivalët e tij do të jetë ai i Katarit që fillon me 6 mars në orën 16:00, me çka pritet të jetë një garë e ashpër për një vend në podium. /Lajmi.net/