Promotori i Joshuas fton Furyn: Nuk ka nevojë për trilogji, të shkojmë për unifikim
Promotori i Anthony Joshua, Eddie Hearn, ka dhënë komentet e para pas fitores së Tyson Fury, kundër Deontay Wilder.
Sport
Tyson Fury ka mposhtur Wilderin me TKO, duke u bërë kështu kampion i WBC.
Pas duelit, disa fjalë ka thënë Eddie Hearn, promotori i Anthony Joshuas, boksierit që mban katër rripa të tjerë të kampionit.
“Nuk ka nevojë për një duel të tretë. Le të shkojmë direkt, në verë. Unifikim/I padiskutueshëm” ka shkruar Hearn në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.
Sigurisht, një duel për unifikimin e titujve është ajo që adhuruesit e boksit duan. Tyson Fury – Anthony Joshua mund të ndodh. /Lajmi.net/