Ismet Beqiri e merr edhe zyrtarisht detyrën nga kryeministri Kurti
Ismet Beqiri e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit të Kulturës.
Lajme
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan lajmi.net.
“Duke i uruar punë të mbarë në detyrën e re, Kryeministri Kurti ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si një prej sektorëve të rëndësishëm në avancimin e politikave në kulturë, rini dhe sport, do të kenë mbështetjen e duhur të Qeverisë në realizimin e objektivave që ndërlidhen me kulturën, sportin e veçanërisht me rininë”, thuhet në komunikatë.
Beqiri në të kaluarën, sa LDK ishte në pushtet kishte qenë në këtë sektor, mirëpo në cilësinë e ministrit. /Lajmi.net/