Ndeshja mes Barcelonës nis me vonesë – protesta nga tifozët dhe probleme teknike

Ndeshja mes Barcelonës dhe Eibar ka nisur me vonesa.

Sport

22/02/2020 16:09

E planifikuar të startojë në ora 16:00, ndeshja mes kampionëve të La Liga dhe Eibar ka filluar në orën 16:07.

Para fillimit të ndeshjes, tifozët e Barcelonës kanë protestuar kundër presidentit të klubit, duke tundur shamija të bardha, si simbol i pakënaqësisë, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, dëgjoheshin brohoritjet ‘Bartomeu Dmissio’. ‘Dimissio’ në shqip përkthehet si shkarkim.

Sigurisht, kjo nuk ishte arsyeja pse ndeshja nisi me vonesë. Problemet me VAR-in ishin ato që bënë që loja të mos fillonte në kohën e duhur.

VAR-i dha dritën e gjelbër tek pas shtatë minutave, kur edhe gjyqtari dha sinjalin për fillimin e lojës. /Lajmi.net/