Thaçi ndan çmimin Hero për Shaban Polluzhën: Mbrojti interesat e kombit

Për ndër të figurës së heroit Shaban Polluza, nën patronatin e Presidentit të republikës së Kosovës është mbajtur një akademi përkujtimore.

Lajme

21/02/2020 13:23

Në këtë akademi që filloi me një minutë heshtje dhe me antonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, presidenti Thaqi vlerësoi angazhimin, jetën dhe veprën e heroit Shaban Polluzha  për lirinë e vendit.

Thaçi tha se rreshtimi në vlerat demokratike dhe civilizuese, radhitja në blllokun antifashist ishte shpresë në vullnetin e qytetarëve dhe ky vullnet u shpreh në konferencën e Bujanit.

“Shaban Polluzha zë vendin më të rëndësishëm të kombit. Ai shënohet si hero në kujtesën e secilit. Mbrojti interesat e kombit. Gjysmë shekull me vonë bijtë dhe bijat krijuan ushtrinë e Kosovës. Vizionin tonë për liri e kuptoi bota demokratike dhe NATO. Pa luftën e tij dhe bashkëluftëtarëve të tij nuk do të ndodhnin as rezistencat si lëvizja për liri, demonstrata e viti 68 dhe nuk do të ndodhte fare liria dhe hapja e bashkimit kombëtar. Sot do të ndajmë me çmimin Hero komandantin Shaban Polluzha”, tha ai,  raporton Ekonomia Online.

Në këtë akademi përkujtimore po marrin pjesë familja Polluza, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetë të tjerë.