Van der Meyde ka dyshimet e tij mbi kalimin e Ziyech te Chelsea: Duhej të shkonte te Bayern

Ish reprezentuesi i Kombëtares së Holandës Andy van der Meyde, ka komentuar kalimin e Hakim Ziyech te skuadra e Chelsea.

Sport

17/02/2020 18:49

Ziyech do t’i bashkohet skuadrës së Chelsea në fund të këtij sezoni, pas marrëveshjes së arritur gjatë javës së kaluar.

Lëvizjen e mesfushorit nuk e ka vlerësuar pozitivisht Van der Meyde, i cili beson se për lojtarin do të ishte më mirë të kalonte te Bayern Munich.

“Eredivisie është pjesë stërvitore për Ziyech. Ka kuptim ajo që ai kërkon një skuadër të re. I duhet, si një top atlet” ka thënë Van der Meyde.

“Por, nuk prisja që ai të shkonte te Chelsea. Nuk mendoj se është klub stabil për të. Prisja kalimin te Bayern Munich ose diçka të asaj madhësie” ka shtuar ish anëtari i Inter.

Mbetet të shihet se si do të shkojë aventura e Ziyech në Premierligë, pas fundit të këtij sezoni. /Lajmi.net/