Mercedes-AMG G63 me pamjen e ngjashme sikur barka e shpejtë
Bashkëpunim i mahnitshëm, ndërmjet Mercedes-AMG dhe Cigarette Racing.
Auto & Tek
Që nga viti 2007, kur ka filluar bashkëpunimi mes Mercedes-AMG dhe Cigarette Racing, janë krijuar 11 makina të ndryshme, për ujë dhe tokë, transmeton Telegrafi.
Në Miami International Boat Show, dyshja e kanë prezantuar edhe bashkëpunimin e 12-të, që përfshinë një barkë dhe një makinë të fuqishme.
Si pjesë e këtij edicioni special, që vjen në vetëm një njësi, është një Mercedes-AMG G63, si dhe barka 59’ Tirranna AMG Edition, që kanë ngjyrë të zezë me një shirit të shndritshëm ngjyrë ari.
“Në 13 vitet e fundit, kemi ndarë me publikun punimet tona, që i kemi bërë me shumë përkushtim dhe secila prej tyre ka përfundimet më të dëshirueshmet”, Tobias Moers, shef në Mercedes, sa i përket bashkëpunimit me prodhuesin e barkave.
Derisa barka i ka 2,700 kuaj fuqi, makina 577 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 4.5 sekonda.