Inter dhe Everton garojnë për yllin e Napoli

Inter dhe Everon janë futur në garë për të siguruar shërbimet e yllit të Napoli.

Sport

16/02/2020 10:25

Mesfushori brazilian i Napoli, Allan, nuk po kalon momentet më të mira të mundshme te skuadra e tij.

Lojtari është lënë jashtë skuadrës nga Gennaro Gattuso, pasi nuk kishte pasur angazhimin e duhur në stërvitje.

Sigurisht, pas këtyre ngjarjeve situata është e keqe dhe Inter e Everton po synojnë të shfrytëzojnë këtë.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Inter dhe Everton do të bëjnë gjithçka për ta transferuar lojtarin gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

Kalimi i Allan tek Everton do të thoshte një ribashkim me Carlo Ancelottin, prandaj gjasat janë të mëdha që zgjedhja të jetë ajo. /Lajmi.net/