Inter i cakton çmimin Vecinos

Inter janë gati të heqin dorë nga shërbimet e Vecino.

Sport

14/02/2020 18:20

Mattias Vecino duket se nuk ka vend në planet e Antonio Conte, edhe pse lojtari së fundmi është aktivizuar në repartin e mesfushës, por vetëm pasi disa lojtarë po përballen me lëndime.

Inter do të synojnë të shesin kartonin e Vecino, gjatë verës së ardhshme, bën të ditur ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.

Skuadra nga ‘San Siro’ synon që të shtojë të holla në fondin e saj, për të tentuar ndonjë lëvizje më të madhe në merkaton e verës.

Inter thuhet se janë gati të heqin dorë nga shërbimet e Vecino, nëse për lojtarin paguhen 25 milionë euro. /Lajmi.net/