Marchisio: Dybala një nga ’10-shat’ më të mirë në histori të Juventus

Claudio Marchisio nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e Juventus, Paulo Dybala.

Sport

13/02/2020 09:45

Ish mesfushori i Juventus, Marchisio, ka dhënë disa komente për Dybala, duke vlerësuar lartë paraqitjet e lojtarit.

Marchisio beson se argjentinasi është një nga 10-shat më të mirë në histori të kësaj skuadre, dhe ky koment sigurisht se është shumë pozitiv për lojtarin, duke pasur parasysh se këtë numër e kanë bartur emra si Del Piero, Baggio e Platini.

“Dybala është ne mesin e pesë 10-shave më të mirë në histori të Juventus” ka thënë Marchisio për ‘DAZN’, transmeton lajmi.net.

“Jam i lumtur për rikthimin e Dybala,. Ai po tregon, si më parë, se është një kampion i vërtetë” ka shtuar italiani.

Dybala ishte shumë afër largimit nga ‘Allianz Stadium’ gjatë verës së kaluar, por nën urdhrat e Maurizio Sarri, lojtari arriti t’i jepte një kthesë të madhe karrierës së tij te Juventus. /Lajmi.net/