ZYRTARE: Szczesny vazhdon kontratën me Juventusin

Juventus dhe Wojciech Szczesny kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratën deri në vitin 2024.

Sport

11/02/2020 17:06

Portieri polak është konfirmuar te Juventus edhe për katër vitet e ardhshme.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit, Juventus ka njoftuar arritjen e marrëveshjes.

“Juventus njofton rinovimin e kontratës së Wojciech Szczesny, i cili do të vazhdojë të vesh fanellën tonë deri në vitin 2024”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Szczesny gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Romës dhe Arsenalit./Lajmi.net/